FOTO/ Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Kukës, humb jetën mes flakëve i moshuari Pamje nga vendi i ngjarjes

FOTO/ Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Kukës, humb jetën mes flakëve i moshuari

07:50, 28/10/2022

Policia e Kukësit njoftoi se një i moshuar ka humbur jetën në rrethana tragjike në shtëpinë e tij: ai është djegur brenda shtëpisë që ka marrë zjarr gjatë natës. Zjarrfikësit janë munduat t'i shuajnë, por vetëm në mëngjes mes hirit është bërë e mundur të nxirret nga gërmadhat e shtëpisë, trupi i viktimës, Shefik Krasniqi.

Ngjarja ndodhi pas mesnate, më datë 28 tetor rreth orës 2:40, në afërsi të liqenit të Kukësit. Zjarri ka rënë në godinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Sh. K., 82 vjeç, i cili banonte në të.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e lënies ndezur gjatë natës e sobës me dru zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen të gjitha veprimet proceduriale për sqarimin e  plotë të rrethanave të  ngjarjes.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco