VIDEO/ Kreshnik Çollaku: 'Çuna e kryem, i hapëm dosjet...! Jo, qenka ligj për Ilir Metën, na gënjyen'

VIDEO/ Kreshnik Çollaku: 'Çuna e kryem, i hapëm dosjet...! Jo, qenka ligj për Ilir Metën, na gënjyen'

23:21, 27/10/2022

Ajo që ndodhi në Kuvendin e Shqipërisë gjatë votimit për ligjin e dosjeve ishte sa e turpshme aq edhe fatkeqësi. 

E turpshme sepse Edi Rama hartoi një ligj posaçërisht kundër Ilir Metës, thjesht e vetëm për ta goditur politikisht. 

Fatkeqësi sepse një pjesë e deputetëve të Partisë Demokratike, ata që rëndom njihen si grupi 'Alibeaj' ngritën kartonët bashkë me Edi Ramën. 

Por pasi ligji u miratua zbulohet hipokrizia dhe naiviteti i atyre që e votuan. 

Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku pak ditë më parë pranoi publikish se ligji ishte kundër Ilir Metës dhe se PS i kishte gënjyer për hapjen e dosjeve. 

Ndërsa, gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, kur do të votohej ligji, Kreshnik Çollaku u shpreh ndryshe, madje duke shprehur entuziazmin e pamatë se dosjet e Sigurimit të Shtetit u hapën. 

Kreshnik Çollaku para votimit të ligjit: Unë nuk do ta fsheh të vërtetën time dhe entuziazmin që po ndodh sot: Çuna, e kryem, i hapëm dosjet e Sigurimit të Shtetit. 

Kreshnik Çollaku pas votimit të ligjit: Është një ligj për Ilir Metën, asgjë më tepër. Për Ilir Metën dhe 2-3 të tjerë në atë sallë, që i kanë rivalitete poilitike dhe duan t'i eliminojnë në këtë formë. Kjo është ajo që po bëjnë me këtë ligj socialistët. 

***

Pra, e gjithë kjo tregon se në rastin më të mirë deputetët e Alibeajt nuk e kanë lexuar ligjin dhe votuan qorrazi dhe në rastin më të keq u rreshtuan krah Edi Ramës aq sa atij interesonin dhe më pas i flaku, si gjithnjë duke i lënë me damkën e bashkëpunëtorëve.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco