Bie nga karroca e kalit, humb jetën i moshuari në Peqin

Bie nga karroca e kalit, humb jetën i moshuari në Peqin

22:00, 27/10/2022

Policia më Elbasan njofton se gjatë mbrëmjes një shtetas i moshuar ka rënë nga karroca që tërhiqej nga kali dhe ka humbur jetën

Ngjarja ka ndodhur në Peqin ku shtetasi F. H. , 75 vjeç, ka humbur jetën tragjikisht.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 20:50, në fshatin Gjevor, Peqin, dyshohet që shtetasi F. H. , 75 vjeç, duke lëvizur me karrocë që tërhiqej nga një kafshë dore (kalë), dyshohet se ka rënë nga karroca dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco