Berisha: Asnjë kandidat nuk mund të garojë si përfaqësues i dy partive pa kaluar primaret

Berisha: Asnjë kandidat nuk mund të garojë si përfaqësues i dy partive pa kaluar primaret

21:18, 27/10/2022

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se marrëveshja me Partinë e Lirisë nuk i kufizon ata të sjellin kandidatë në procesin e primareve që do të zhvillojë Partia Demokratike.

I ftuar në emisionin ‘Open’, Berisha tha se praktika e primareve është pranuar nga PL, ndaj nuk ‘penalizohet’ asnjë kandidat.

Berisha: E para është e vërtetë. Partia e Lirisë ka pranuar si praktikën më demokratike, ka pranuar të kontribuojë me primaret. Asnjë kandidat nuk mund të garojë si përfaqësues i këtyre dy partive pa kaluar primaret. Ky është një bashkim në dy parime themelore, parimin e primareve të delegimit përfundimtar të vendimmarrjes tek anëtarësia dhe simpatizantët. Parimi i dytë themelor është referendumi që dy forcat tona politike, zotohen të bëjnë gjithçka për t’u rikthyer shqiptarëve të drejtën e vërtetë të referendumit. Ne besojmë se demokracia shqiptare ka nevojë jetike për shprehjen direkte të shqiptarëve.

Pyetje: PL do vijë me kandidatë të tyre?

Berisha: Janë dhe të tyre, jo vetëm tonat. Partia e Lirisë ka pranuar primaret si praktika demokratike. Kandidatët në këto zgjedhje mund të jenë nga shoqëria civile, individë pa parti. Unë mirëpres kandidat nga Partia e Lirisë , shoqëria civile.

Ndërsa për këshillat bashkiakë, Berisha tha se kandidatët do të vijnë nga Partia e Lirisë vetëm nëse ata do të jenë përcaktues në zgjedhjet vendore.

Berisha: Kjo është një marrëveshje e ndershme. Nëse kandidatët e tyre për këshill do jenë përcaktues. Nëse janë përcaktues, nuk bën gjë tjetër veçse tregon dakordësi në marrëveshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco