Meta: Kam plane kombëtare shumë të mëdha. Ndëshkim popullor Ramës

Meta: Kam plane kombëtare shumë të mëdha. Ndëshkim popullor Ramës

21:23, 27/10/2022

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mohoi të ishte ai emri i superpolitikanit që i kishte propozuar Berishës për të drejtuar kreun e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

I ftuar në ‘Opinion’, Meta u shpreh se ka plane kombëtare shumë të mëdha për të ardhmen.

Ai zgjodhi sërish ta linte enigmë emrin e politikanit që i propozoi kryetarit të PD-së për të kryesuar listën e opozitës për Këshillin Bashkiak.

‘Nuk ekziston një listë e tillë. Nuk është bërë një propozim është diskutuar për rëndësinë e fuqizimit të këshillave bashkiake.

Është diskutuar dhe për futjen e transmetimeve live dhe e figurave politike që do të përfaqësojnë Këshillat Bashkiak.

Të jeni të bindur që janë shumë superpolitikanë në Shqipëri. Superpolitikani do ta shikoni nuk do të jetë si këta që si njeh asnjeri sot.

Kam plane kombëtare, patjetër që parlamenti i Tiranës do të jetë i rëndësishëm, por në raport me këtë që është sot.

Kam plane në nivel kombëtar shumë të mëdha. Mos i kaloni këto si ajo ora e Bushit. Nuk ekziston asnjë tension i imi me zotin Veliaj por ai ndien tension për ekspozimin e problemeve të mëdhaja ku ai është pjesë, ku koka e inceneratorëve është Edi Rama’, tha Meta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco