'Askush s'i ka bërë dëme Tiranës sa ai'/ Këlliçi: Veliaj kandidati më i lehtë për t'u mundur

21:02, 27/10/2022

Deputeti i PD, Belind Këlliçi shpalli sot ambicien për të kandiduar për kryetar të bashkisë së Tiranës, përmes primareve të opozitës. 

Në Çim Peka Live, Këlliçi tha se Erion Veliaj është kandidati më i lehtë për t'u mundur në zgjedhjet e 14 majit 2023. 

Këlliçi tha se askush nuk i ka shkaktuar Tiranës dëme sa Veliaj në 32 vite. 

"Gjykoj në bashkinë e Tiranës, PS, kandidatin më të dobët do të kisha Erion Veliajn. Askush s'i ka bërë më dëm Tiranës se Erion Veliaj në 32 vite. Është edhe më i dobët se Mazniku, nënkryetari i vet. Këdo emër, askush s'i ka bërë më shumë dëm Tiranës. Në 3 vite 4 mln m2 leje ndërtimi ka dhënë. Lavatriçe të Ndraghetës Tiranën e ka bërë ky. Inceneratori i Tiranës që është një histori më vete, është një dëm kolosal që i bëhet qytetit. Të gjitha këto dëme kanë firmën dhe vulën e Erion Veliajt. Këdo që të marrësh nga PS do të ishte kandidaturë më e vështirë për ta mundur. Uroj të që jetë Veliaj në garë. Nëse e ka thënë Rama, ka mbaruar, se ata s'kanë forume, s'kanë asgjë", tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco