Protesta e 12 Nëntorit/ Noka: Lironi rrugë, fundi ju pret

Protesta e 12 Nëntorit/ Noka: Lironi rrugë, fundi ju pret

20:43, 27/10/2022

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka folur për protestën e madhe kombëtare që PD ka vendosur të mbajë në 12 Nëntor.

Gjatë një interviste, Noka deklaroi se 12 Nëntori do të jetë një mesazh i qartë për bandën në pushtet.

"Shqiptarët sot janë të vjedhur, të nëpërkëmbur, të shkelur, të varfëruar. Janë të uzurpuar nga mafia në pushtet.

Shqipëria po shpopullohet sepse misioni i kësaj qeveria është 'vidh, shkelmo, blej, dhuno'. Shqiptarët, ka ardhur një moment t'i thonë 'STOP' kësaj batërdie.

12 nëntori do të jetë mesazh i qartë për bandën në pushtet, 'ikni, lironi rrugë se fundi ju pret”, tha  Noka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco