'Historike'/ Flamur Noka: Marrëveshja Berisha-Meta çel siparin e triumfit të demokracisë në Shqipëri

19:50, 27/10/2022

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, komentoi në edicionin e orës 19:00 me Juli Krisafin në Syri Tv, marrëveshjen e sotme Berisha-Meta për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Noka tha se kjo marrëveshje vlen të quhet historike jo vetëm se po firmoset një akt për të hyrë bashkë në zgjedhje, por historike duke marrë në konsideratë rrethanat në të cilat ndodhet Shqipëria.

“Shqipëria sot ndodhet nën kthetrat e mafies dhe një regjimi. Autokraci është pak të thuhet. Sot me dorë të hekurt Rama kontrollon gjithçka, demokracia e pluralizmi janë në rrezik më shumë se kurrë. Marrëveshja me aleatin kryesor të PD, që është Partia e Lirisë, e në vazhdim me të tjerët është historike se është përpjekje e sinjal i qartë për të thënë se në Shqipëri nuk dorëzohet kush, demokracia do ekzistojë e do triumfojë.”-tha Noka.

Flamur Noka theksoi se do të mbrojnë demokracinë ndërsa shtoi se kjo marrëveshje i heq aksesin nga bashkitë e vendit mafies dhe krimit të organizuar.

“Kjo identifikohet me emrin e Edi Ramës në gjithë Shqipërinë dhe në Tiranë me emrin Erion Veliaj. Tirana do jetë një nga kryebetejat e këtij koalicioni dhe opozitës, të frontit opozitar në tërësi sepse e keqja buron nga Tirana.

Erion Veliaj është përfqësues i Ndragheta-s, aleatët e tij janë në burg dhe ai rri këtu. Përfaqëson mafien e plehrave që i paguan 80 mijë euro taksa të qytetarëve për inceneratorët inekzistentë.

Kakaris në krye të Bashkisë Tiranë në një kohë kur duhet të ishte para ligjit. Shqipëria është një një ngërç të madh dhe marrëveshja e sotme çel siparin e triumfit të demokracisë në Shqipëri.-tha Noka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco