VIDEO-SYRI TV/ Përkujtohet Mbretëresha Geraldina Zogu, 20 vite nga shuarja e ‘Trëndafilit të Bardhë’

19:14, 27/10/2022

Ekspozita “Geraldina Zogu, Trëndafili i Bardhë i Shqipërisë” është çelur në Kalanë e Tiranës. Për herë të parë ekspozohen fotografi e dokumenta për fejesën, martesën dhe lindjen e Princit Zog.

Nga SYRI TV

20 vjetori i ikjes në amshim të Mbretëreshës së vetme të Shqipërisë është përkujtuar përmes një ekspozite të çelur në Kalanë e Tiranës. E konceptuar në tri dimensione, ekspozita përmban fotografi e dokumente për fejesën, martesën dhe lindjen e Princit Zog.

I pranishëm në organizim qe dhe Princ Leka, i cili pohoi se ka ardhur koha për të njohur historinë e për t’u krenuar me prejardhjen, ndërsa sa i përket vlerësimit ndër vite për figurën e ndritur të mbretëreshës, Leka u shpreh:

Një pjesë e mirë e materialeve të ekspozuara, tregojnë për rolin e rëndësishëm të mbretëreshës Geraldinë në emancipimin e gruas shqiptare, si dhe për humanizmin e thellë në veçanti për njerëzit në nevojë.

Ekspozita “Geraldina Zogu, Trëndafili i Bardhë i Shqipërisë” do të qëndrojë e hapur për viztorët deri më datë 28 Tetor.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco