DOKUMENTI/ Hackerat publikojnë TIMS-in e Edi Ramës, shumica e udhëtimeve me avion personal

DOKUMENTI/ Hackerat publikojnë TIMS-in e Edi Ramës, shumica e udhëtimeve me avion personal

17:56, 27/10/2022

Hackerat e Iranit të identifikuar si HomeLandJustice kanë publikuar pasditen e sotme, dokumente e sistemit TIMS të Edi Ramës.

Ajo që vihet re është fakti se Edi Rama që nga viti 2005, kur ka nisur edhe funksionimi i sistemit TIMS ka udhëtuar vetëm me pasaportë diplomatike.

Nga viti 2020 e këtej, udhëtimet e Ramës kanë qenë vetëm me avion personal, charter, duke mos preferuar shërbimin që ofrojnë kompanitë e tjera.

Që prej nisjes së sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë nga hackerat e Iranit, Edi Rama është justifikuar përherë duke deklaruar se ata nuk mundën që të marrin të dhëna sensitive, si dhe duke mos e dëmtuar sistemin.

Por çdo ditë që kalon, duket se del në dritë fakti se hackerat kanë marrë shumë më shumë seç pretendon Rama.

 

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco