SYRI TV/ Rritja e çmimit të energjisë mbi 800 kWh, ERE: Priten reshjet e shiut për vendimmarrje

15:28, 27/10/2022

Çmimi energjisë nuk do të rritet. Enti Rregullator ka shtyrë vendimin për fashën e konsumit mbi 800 kilovat duke rrëzuar edhe kërkesën e bërë më herët nga deputetja Jorida Tabaku.

Pas debateve që shoqëruan mbledhjen për kontroll të vendimeve të entit nga qeveria, bordi ka sqaruar teknikalitetet e vendimmarrjes

Më herët ERE kishte parashikuar që duke filluar nga 1 tetori, në kushtet ku një familje shpenzonte më shumë se fasha 800 kw/h në muaj, një kilovat do të llogaritej me 42.85 lekë në vend të 11 lekë/ kilovat që është aktualisht.

Por, vendimi është shtyrë për të dytën herë dhe ndër shkaqet kryesore janë reshjet e shiut që rritën kuotat e hidrocentraleve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco