Aksident në Vlorë/ Makina në korsin e kundërt godet tabelat, del në korsinë tjetër, lëndohet drejtuesja

Aksident në Vlorë/ Makina në korsin e kundërt godet tabelat, del në korsinë tjetër, lëndohet drejtuesja

14:55, 27/10/2022

Një aksident ka ndodhur pak më parë në rrugën Transballkanike në Vlorë, ku drejtuesja e një makine tip BMË ka mbetur e dëmtuar.

Sipas burimeve për SYRI-n, makina tip ‘BMË’ ka qenë në korsinë e kundërt dhe nga shpejtësia ka humbur kontrollin duke u përplasur me tabelat dhe trafik ndarësen, ku si pasojë ka përfunduar në korsinë tjetër, ku ka goditur dhe një makinë tip ‘Hondai’.

Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesja e saj një grua e cila drejtonte mjetin BMË dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti tip BMË Seria 3 që ka shkaktuar aksidentit ka rrëzuar edhe një prej shtyllave të ndriçimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco