Meta i jep përgjigje, 2 pyetjeve: Ka përfunduar koha kur rezultati i 'ndeshjes' trukohej nga Edi Rama!

Meta i jep përgjigje, 2 pyetjeve: Ka përfunduar koha kur rezultati i 'ndeshjes' trukohej nga Edi Rama!

13:43, 27/10/2022

Pyetje: Kam një pyetje të përbashkët për të dy. Nuk është hera e parë që PD dhe ish-LSI nënshkruajnë së bashku marrëveshje bashkëpunimi kur afrohen zgjedhjet. E fundit ka qenë ajo e fillimmarsit të vitit 2021, mes ish-kryetarëve të PD dhe LSI, z. Basha dhe znj. Kryemadhi, që në fakt nuk u pasua me një fitore të koalicionit. E para, dyshja Berisha-Meta, në rast se ky koalicion nuk do të çojë në fitore, do të mbajë përgjegjësi për humbjen? Dhe një pyetje të dytë, për z. Meta. Dje pas takimit u shprehët se keni propozuar emrin e kryetarit të Këshillit Bashkiak. Ndërkohë, a është emri që keni propozuar, emri juaj Ilir Meta, për kryetar të Këshillit Bashkiak, ashtu siç përflitet në korridoret e PL-së?

Sali Berisha: Është i vërtetë ai konstatimi yt. Me Bashën vetëm humbje ka pasur. Me Berishën, marrëveshjet kanë qenë vetëm fitore. Kjo është e vërteta. Kaq kisha unë! Realiteti!

Ilir Meta: Jo vetëm kaq, madje fitore duke pasur kandidat edhe Bashën!

Ilir Meta: Ka përfunduar njëherë e mirë koha kur rezultati i ndeshjes trukohej nga Edi Rama, para se ajo të fillonte. Kështu që kjo është një ndeshje e vërtetë, e pakompromis sepse është ekzistenciale për qytetarët tanë, i shohim efektet e shpopullimit, janë të tmerrshme; është ekzistenciale për të ndalur këtë rënie të lirë të shtetit të së drejtës, mjafton World Justice Program, treguesit e fundit: Shqipëria e 84-a përkeqësohet, ndërkohë që Kosova vjen duke u përmirësuar 35 vende  përpara. Pse?! Se ka demokraci, ka kontrolle dhe balance të pushteteve dhe ka luftë kundër korrupsionit dhe çkapje të shtetit. Kështu që është shumë e qartë se kush është i tmerruar nga kjo marrëveshje dhe ka shumë të drejtë, sepse tani ndeshja është e vërtetë dhe është një ndeshje jo vetëm për sot, por edhe për të ardhmen e Shqipërisë.

Ndaj dhe njëherë tjetër theksoj, referendumi është fuqia dhe mjeti më i rëndësishëm që do të ketë çdo qytetar i këtij vendi për të marrë njëherë e përgjithmonë nën kontroll të ardhmen e tij, të familjes së tij dhe për të mbrojtur vendin tonë. Asgjë s’e mbron Shqipërinë dhe s’i mbron shqiptarët nga çdo rrezik i jashtëm apo qoftë dhe i brendshëm sesa demokracia dhe demokracinë më mirë se sa mund ta ushtrojë populli në mënyrë direkte përmes referendumit, si në nivel kombëtar ashtu edhe lokal, askush tjetër nuk mund të dalë garant.

Sa i takon pyetjes tjetër, se çfarë del nga korridoret e Fugës kjo nuk është një përgjegjësi e jona, por koha e bunker-bashkive ka perënduar njëherë e përgjithmonë. Shikojeni, ka falimentuar shumica e bashkive ndërkohë që kishte 100% të pushtetit, 100% të këshillave bashkiake dhe 100% të kryetarëve të bashkive.

Tani ka ardhur koha që nën Liza që është kthyer në një simbol të përzënies së qytetarëve nga banesat e tyre të lënies në rrugë, të keqtrajtimit nga policia bashkiake, policia e shtetit, ka ardhur koha që këta qytetarë jo vetëm të mos guxojë kush t’i dhunojë në mënyrë arbitrare të drejtat e tyre por të kenë foltoren e  tyre, si ajo foltorja që pati dhe Doktori, ta kenë në këshillat bashkiake, ne parlamentet, ta kenë LIVE atje. Kjo është e vetmja rrugë që ta kuptojnë të gjithë rëndësinë e votës së tyre dhe ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se këshillat bashkiake nuk janë për të noterizuar aktet e  qeverisë apo aktet e e kryetarit të baskisë, por janë aty për të mbrojtur interesin e qytetarëve, që i zgjedhin për t’iu shërbyer,  jo për t’i dhunuar apo përjashtuar.

Sa i takon emrave që keni ju merak, në çdo rast siç e tha dhe Doktori, nuk do të ketë persona-hije, as të qeverisë, as të kryetarit të bashkisë apo të kryetarit të bashkisë shumica e të cilave me në krye Tiranën, do t’i përkasë opozitës. Do të jenë garant të llogaridhënies dhe pa asnjë diskutim që kemi shumë emra të sprovuar dhe të jashtëzakonshëm në mbrojtje të interesit publik. Kështu që të jeni shumë të qetë për këtë.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco