Dyshohet se vrau marokenin pas sherrit për një grua, arrestohet shqiptari

Dyshohet se vrau marokenin pas sherrit për një grua, arrestohet shqiptari

11:22, 27/10/2022

Policia italiane ka arrestuar shqiptarin, i cili dyshohet se është autor i dyshuar i vrasjes në marokenit në Itali më 23 tetor.

Shqiptari dyshohet se ka vrarë më pistoletë 45-vjeçarin maroken Abderrahimi Elkharmoudi.

Viktima, sipas asaj që u rikonstruktua në hetimet e karabinierëve, kishte pasur një sherr në një lokal të qytetit me një grua, e lidhur mesa duket me shqiptarin, shkruan Ansa.

Ky i fundit i pyetur sot nga hetuesit ka shfrytëzuar të drejtën për të mos u përgjigjur. Arrestimi u bë me urdhër të prokurorit Pasquale Addesso.

Shqiptari pas vrasjes dyshohet se ishte arratisur drejt Shqipërisë, por  më pas ishte kthyer në Itali.

Si prova kundër tij janë edhe pamjet nga kamerat e vëzhgimit.

Në orët në vijim prokurori do t’i kërkojë gjyqtarit hetues vërtetimin e arrestit dhe paraburgimit në burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco