VIDEO-SYRI TV/ Berisha u përgjigjet deklaratave të Eskobar: Vendimi, lobim korruptiv Rama-Soros

10:15, 27/10/2022

Lideri i opozitës, Sali Berisha u ktheu përgjigje deklaratave të Gabriel Eskobar dhe i bëri thirrje atij që të respektojë minimalisht kërkesat që vijnë nga Kongresi për të bërë transparencë për vendimin e shpalljes non-grata. Berisha e cilësoi këtë vendim si të bazuar totalisht mbi shpifje, dhe hodhi poshtë pretendimet e Eskobar, sipas te cilit vendimi nuk ka qenë politik. Ai theksoi se pavarësisht nga ndërhyrjet direkte të Edi Ramës dhe ambasadores Yuri Kim, mbështetja për Sali Berishën dhe Partinë Demokratike tashmë të Rithemeluar është më e madhe se asnjëherë në 9 vitet e fundit

SYRI TV

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të një dite më parë të Zëvendës-Ndihmës Sekretarit te Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar. Teksa e ka konsideruar vendimin e shpalljes se tij non-grata si të bazuar totalisht mbi shpifje, Berisha i ktheu përgjigje edhe thirrjes se Eskobar, sipas të cilit, institucionet shqiptare duhet të hetojnë akuzat ndaj tij.

“Meqenëse z. Eskobar në mënyrë të përsëritur u bën thirrje institucioneve shqiptare të krijuara nga reforma sorosiane të hetojnë akuzat ndaj meje; unë i bëj thirrje atij të respektojë minimalisht kërkesat që ju vijnë nga kongresi për të bërë transparencë për këtë vendim të bazuar totalisht mbi shpifje!

Në deklaratën e tij z Eskobar thotë se vendimi nuk ka qenë politik, por në fakt, jo vetëm mungesa e fakteve dhe e transparencës por mbi të gjitha, instrumentalizimi i këtij vendimi është prova më e fortë e substancës, qëllimit madje dhe aktorëve politikë që qëndrojnë pas tij!

Kjo është parë qartë në deklaratat groteske të ambasadores suaj, e cila kërcënonte demokratët që mbështesnin Berishën se do të hanin bar!

Tek kërkesa brutale, absurde dhe në dhunim flagrant me sovranitetin e vendit që Sali Berisha të mos futej në parlament! Tek ndërhyrjet në kundërshtim me Konventën e Vjenës në zhvillimet e brendshme brenda Partisë Demokratike, deri tek thirrjet e hapura ndaj elektoratit se për kë duhet të votojnë, apo presionet ndaj gjykatave për ta bërë shumicën pakicë, të gjitha këto në kundërshtim me sovranitetin e Shqipërisë, ligjet e vendit dhe konventave ndërkombëtare”.

Berisha shkruan se pavarësisht nga ndërhyrjet direkte të Edi Ramës dhe ambasadores Yuri Kim në vendimet e gjykatave kundër PD, mbështetja për Sali Berishën dhe Partinë Demokratike tashmë të Rithemeluar mbi bazën e vlerave të saj konservatore është më e madhe se asnjëherë në 9 vitet e fundit. Berisha iu përgjigj edhe thirrjes së Gabriel Escobar ndaj mbështetësve të Partisë Demokratike.

“Së fundi, dua të sqaroj opinionin se ata që mbështesin Sali Berishën janë burra dhe gra që përmbysën diktaturën, e cila në vend të votave u ofronte bar; janë të rinj dhe të reja që nuk duan të largohen nga Shqipëria. Të gjithë ata nuk pranojnë gënjeshtrën për të vërtetë, shpifjen për realitet dhe as të delegojnë ndërgjegjen e tyre. Ata kane mirënjohje të pakufishme ndaj SHBA për rolin e saj historik në sovranitetin e Shqipërisë dhe të Kosovës, por ata janë patriotë dhe nuk mund të pranojnë kurrë që dikush tjetër përveç qytetarëve shqiptarë të caktojnë deputetet e parlamentit të tyre. Ata kanë qenë dhe janë pro-amerikanë që besojnë në vlerat e larta të lirisë dhe demokracisë që ndajnë me kombin amerikan”.

Në nisje të reagimit të tij, Berisha ka theksuar se dizenjimi i tij pa asnjë provë, fakt apo dokument është rezultat i lobimit korruptiv mafioz të Edi Ramës dhe protege-së së tij George Soros, si hakmarrje e verbër politike pasi ka kërkuar që në vitin 2017 shpalljen non-grata të George Soros, si dhe për shkak te kundërshtimit te projektit të ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë. Berisha rendit ndër shkaqet e këtij vendimi edhe kundërshtimin e Ballkanit të Hapur si projekt serbo-rus, si dhe reformën e drejtësisë, e cila sot ka shndërruar drejtësinë shqiptare në një degë të diskretituar para shqiptarëve të ekzekutivit të vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco