Berisha: Autoriteti i Dosjeve drejtohet nga Rama! Ligji i miratuar, më i keqi

Berisha: Autoriteti i Dosjeve drejtohet nga Rama! Ligji i miratuar, më i keqi

20:31, 26/10/2022

Ish kryeministri Sali Berisha komentoi në Debat në A2 CNN çështjen e miratimit të ligjit të dosjeve me votat e deputetëve të grupimit Alibeaj.

Sipas Sali Berishës, ky është ligji më i keq i votuar deri më sot për hapjen e dosjeve. Ai akuzoi Ramën se drejton Autoritetin e Dosjeve.

Ligji që u votua në parlament është ligji më i keq që është votuar deri sot për hapjen e dosjeve. Është hartuar nga Rama dhe në funksion të gjuetisë së shtrigave.

Ky ligj thotë se çdo person gëzon të drejtën të njihet me dokumentet e ish-sigurimit të shtetit. Imagjinoni sikur ta kërkonin 1 milionë persona, mundësia është zero. Edi Rama është Autoriteti i Dosjeve, e ka caktuar ai”, tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco