Shifra tronditëse/ 2 përqind e popullsisë shqiptare ka kaluar me gomone drejt Anglisë

Shifra tronditëse/ 2 përqind e popullsisë shqiptare ka kaluar me gomone drejt Anglisë

19:07, 26/10/2022

Deri në 2 përqind e popullsisë meshkuj të Shqipërisë ka kaluar me gomone drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Kështu tha komandanti i qeverisë britanike, i caktuar për të trajtuar problemin e klandestinëve në Kanalin Anglez.

Dan O’Mahoney e zbuloi shifrën tronditëse përpara deputetëve të Komisionit të Punëve të Brendshme gjatë një raportimi të mërkurën.

Ai tha se 12 mijë shqiptarë kanë kaluar Kanalin me varka të vogla vetëm këtë vit.

Në fillim të këtij viti, ish-Ministrja e Brendshme, Priti Pratel pati deklaruar se rreth 60 përqind e personave që mbërrijnë në Britani me varka të vogla janë shqiptarë.

Këto shifra u kontestuan fillimisht, por më pas u zbulua se janë korrekte.

93 përqind e personave që kanë mbërritur me gomone në Angli kanë aplikuar për azil.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco