SYRI TV/ Goditet mashtrimi mbi 3 milionë euro, operacioni në bashkëpunim me Italinë

14:42, 26/10/2022

Tre persona janë vënë në pranga dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim gjatë një operacioni mes policisë italiane, SPAK dhe Policisë së Shtetit për goditjen e një grupi mashtruesish kibernetikë. Elisa Caci, Valbona Abedinaj, Gilberto Pushani janë 3 personat e arrestuar për mashtrimin përmes bursave. Dy call-centera u mbyllën në Tiranë dhe u sekuestruan 60 kompjutera. Rreth 1200 italianë kanë rënë pre e mashtrimit ndërsa dëmi i shkaktuar paraprakisht përllogaritet në 3 milion euro.

Nga SYRI TV

Elisa Caci, Valbona Abedinaj, Gilberdo Pushani kanë përfunduar në prangat e policisë për mashtrim kumpjuterik ndaj 1200 shtetasve italianë me një dëm monetar prej rreth 3 milionë eurosh, ndërkohë që 5 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim. 

Policia italiane në bashkëpunim me Policinë Shqiptare dhe SPAK njoftuan këtë të mërkurë, detaje nga operacioni kundër mashtrimit me kriptovalutë përmes bursës fiktive online.

Të tri personat mashtronin qytetarë nëpërmjet bursave në vende të ndryshme anëtare të BE-së, përfshirë Qipron, Lituaninë, Estoninë, Holandën dhe Gjermaninë, dhe shndërrimin e tyre në kripto-valuta.

Në rrjedhën e më shumë se 42,000 përgjimeve telefonike të kryera nga hetuesit italianë, u zbulua se si ky grup i bindte viktimat të merrnin borxhe dhe të paguanin me kalimin e kohës disa qindra mijëra euro.

Qendrat e Call Center kishin marrë kontakte të 90 mijë personave, por autoritetet kanë kryer përgjimet e rreth 42 mijë telefonatave.

Si rezultat i aktivitetit, në Tiranë u sekuestruan dy Call Center dhe 60 kompjutera. Kanë qenë pikërisht qytetarët italianë që denoncuar skemat e mashtrimit, që i vendosën në lëvizje autoritetet.

Ndërkohë, pyetjes së Syri TV se pse operacione të tilla, kanë rezultate vetëm kur përfshihen dhe nxiten nga partnerët, u përgjigj Drejtori i Hetimit në Policinë e Shtetit Edmond Rizai.

Ndërkohë gjatë operacionit, në të njëjtën kohë, në Itali u sekuestrua edhe serveri i përdorur nga organizata për të mbuluar gjurmët e saj kompjuterike dhe për të penguar hetimet. Gilberto Pushani rezulton se kishte një biznes bar kafe, ndërsa Valbona Abedinaj kishte kompani për mbledhje të dhënash. Personat e përfshirë në këtë veprimtari siguronin detaje mbi viktimat dhe më pas i shantazhonin ato, që kishin të bënin me llogari bankare, dokumente identifikuese etj. Prokurori Italian Raffaele Tito, tha se ardhja e ekipit të vendit fqinj në Shqipëri tregon rëndësinë që i jepet këtij fenomeni. Ndërkohë prokurori i SPAK Eneid Nakuçi tregoi detaje rreth personave që binin kryesisht viktima të mashtrimit.

Ndërkohë, zyrtarët shqiptarë dhe italianë bëjnë të ditur se hetimi po vazhdon për konkludimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco