Aksident me vdekje në autostradën Fier-Lushnjë

Aksident me vdekje në autostradën Fier-Lushnjë

11:36, 26/10/2022

Një  59-vjeçar ka ndërruar jetë, si pasojë e një aksidenti rrugor në autostradën Fier-Lushnjë, në fshatin Bishqethëm.

Aksidenti tragjik ndodhi kur motoçikleta më të cilën po lëvizte viktima u përplas me një mjet bujqësor. Viktima është identifikuar si Qemal Shala.

Uniformat  blu bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:40.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit

Njoftimi i policisë 

Lushnjë / Informacion paraprak

Rreth orës 10:40, në fshatin Bishqethëm, Lushnjë, motomjeti me drejtues shtetasin Q. Sh., 59 vjeç, banues në fshatin Kaskadë, Lushnjë, është përplasur me një mjet bujqësor tip zetor me drejtues shtetasin J. P.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco