VIDEO/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, qëllohet drejt një automjeti, shenja plumbash në makinë

VIDEO/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, qëllohet drejt një automjeti, shenja plumbash në makinë

23:01, 25/10/2022

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur lagjen Prek Cali në Shkodër mbrëmjen e kësaj të marte.

Burime bëjnë me dije se nga një mjet në lëvizje është qëlluar me armë drejt një makine 'Touareg'.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Syri.net, plumbat kanë kapur edhe një mjet tip 'Benz' ngjyrë gri.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli për të kapur autorët.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa kanë nisur hetimet nga autoritetet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco