'Mëso të respektosh gratë', shqiptari vret 45-vjeçarin maroken në Itali

'Mëso të respektosh gratë', shqiptari vret 45-vjeçarin maroken në Itali

22:47, 25/10/2022

Një 45-vjeçar maroken është gjetur i vrarë me armë zjarri në makinën e tij, të parkuar në mes të rrugës, në Cornaredo të Italisë. Mediat fqinje shkruajnë se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është një shtetas shqiptar, i cili para se ta vriste 45-vjeçarin, është dëgjuar duke bërtitur: Mëso të respektosh gratë.

Gjithçka ka ndodhur në Piazza della Libertà në Cornaredo, ku ndodhet lokali Agorà dhe kamerat e sigurisë kanë filmuar gjithë ngjarjen.

Marokeni ka qenë duke debatuar fillimisht me një vajzë, ndërsa shqiptari e pret jashtë. Më pas ai e sheh 45-vjeçarin teksa del, afrohet për të diskutuar, më pas largohet dhe kthehet para klubit me armë dhe e qëllon.

Viktima fillimisht ka tentuar të mbrohet me një thikë ndërsa më pas është futur në makinë për t’u larguar, por ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco