Meta: Asgjë s’më ndal të rivendos pluralizmin politik! Në krye të opozitës s’do ketë as Lul e as Lulushë

Meta: Asgjë s’më ndal të rivendos pluralizmin politik! Në krye të opozitës s’do ketë as Lul e as Lulushë

22:31, 25/10/2022

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shkruan në rrjete sociale se të gjithë rilindasit mavi dhe blu të ‘mprehin’ brisqet për të lidhur Ilir Metën me Sigurimin e Shtetit.

Meta thotë se inkriminimi i Autoritetit të manipulimit të dosjeve Rama-Basha me falsifikime dhe manipulime të opinionit publik do të marrë përgjigjen e duhur dhe ndëshkimin ligjor.

Ish-Presidenti i vendit thekson se asgjë nuk e ndal për të vendosur pluralizmin politik ndërsa shton se në krye të opozitës s’ka për të patur as Lul dhe as Lulushë.

“Të gjithë rilindasit mavi dhe blu të “mprehin” brisqet për të lidhur emrin e Ilir Metës me Sigurimin e shtetit.

Inkriminimi i Autoritetit të manipulimit të dosjeve Rama-Basha me falsifikime dhe manipulime të opinionit publik do të marrë përgjigjen e duhur dhe ndëshkimin ligjor.

Asgjë nuk e ndal Ilir Metën në misionin e tij për të rivendosur pluralizmin politik. Çështjen e I.M e ka sqaruar vetë personi i përndjekur nga Sigurimi i Shtetit.

Turp për të gjithë ata faqezinj që bëjnë si opozitarë dhe janë vetëm korporata të fëlliqura të korruptuar nga Edi Rama.

Në krye të opozites s'ka për të patur as Lul dhe as Lulushë. Shpresoj që emisionet e stisura për rëndësinë e “hapjes” së dosjeve të mos sponsorizohen nga paratë e inceneratorëve.”-shkruan Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco