Liberalizimi i vizave/ Emini: Qëndrimi i Francës i padrejtë! Kosova s'mund të kryqëzohet me diçka që s'ekziston

22:06, 25/10/2022

Specialistja e sigurisë, Donika Emini, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Taiwan-i për emisionin 'A Show' me Adi Krastën në 'Syri Tv', komentoi liberalizimin e vizave për Kosovën.

Emini komentoi edhe qëndrimin që mbajti Franca në mbledhjen mbajtur në Këshillin e Bashkimit Evropian, ku u propozua që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

Ky propozim besohet se është bërë nga zyrtarët francezë, dhe është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera.

Emini e cilësoi këtë si një vendim të padrejtë që penalizon Kosovën me diçka që në fakt nuk egziston.

"Është një padrejtësi dhe ka pas tendencë që në Kosovë të lëxohet si një mesazh pozitiv nga Franca, që megjithatë do ketë lëvizje pozitive këtë vit që ende nuk kanë humbur shpresat se është edhe një takim tjetër me 10 nëntor dhe ka shpresa që të merret vendimi politik për liberalizimin e vizave.

Në rastin tonë hapja e  procesit mund të jetë më i gjatë prër shkak të ETIAS sepse Franca e ka penalizuar Kosovën me diçka që nuk egziston.

Duhet të kemi të qartë se ETIAS nuk është diçka e keqe dhe nuk është vetëm për Kosovën, do të aplikohet për të gjithë qytetarët e vendeve të treta. Për çështje sugurie, Franca sidomos, e ka shtyrë procesin në drejtim të reformimit ku çdo shtetas që do hyjë në Schengen do të regjistrohet paraprakisht ku të verifikohet nga aspekti sigurisë.

Gjithçka është në rregull, kjo është bërë për të luftuar terrorizmin pasi Franca ka çështje sigurie në lidhje me terrorizmin por edhe me krimin e organizuar. Kjo është në rregull... por të kryqëzohet Kosova me diçka që nuk egziston nuk është normale, kjo efektivisht mund ta shtyjë vendimin deri në 2024. Për ne, është më rëndësi që vendimi të merret gjithsesi", u shpreh Emini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco