Përplasja për Drejtësinë, Escobar: Yuri Kim përfaqëson SHBA-në, Rama të bëjë kujdes

Përplasja për Drejtësinë, Escobar: Yuri Kim përfaqëson SHBA-në, Rama të bëjë kujdes

19:08, 25/10/2022

Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, që mbulon politikën amerikane për Ballkanin Perëndimor, bisedoi me Shefin e Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës Arben Xhixho, mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe gjendjen e demokracisë në Shqipëri.

Escobar komentoi edhe ‘përplasjen’ mes kryeministrit Edi Rama me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim për ‘Drejtësinë’ pak ditë më parë ku kreu i qeverisë braktisi eventin sapo përfaqësuesja amerikane mori fjalën. Gabriel Escobar theksoi se Yuri Kim përfaqëson SHBA-në në Shqipëri ndërsa paralajmëroi Ramën të bëjë kujdes, duke e quajtur kërcënues.

 

Zëri i Amerikës: Në Shqipëri ka patur kundërshtime dhe kritika ndaj Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, si arkitektë të reformës në drejtësi, veçanërisht nga opozita, duke i kritikuar Shtetet e Bashkuara për ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë. Por kohët e fundit kemi parë edhe një element të ri, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një fjalim të ditëve të fundit tha, ndonëse nuk e përmendi me emër, por kuptohej, që e kishte fjalën për ambasadoren amerikane, ku u shpreh se “disa ambasadorë të huaj ndihen në gjykatat tona si në shtëpitë e tyre dhe kanë luksin të ndajnë publikisht pëlqimin, ose mospëlqimin e tyre me vendimet e gjykatave”. Cili është reagimi juaj?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Ajo që bën ambasadorja jonë atje është shumë përfituese për Shqipërinë. Ajo është personi kryesor për marrëdhëniet dypalëshe. Gjithshka që ajo bën, është në bashkëpunim shumë të ngushtë me Departamentin e Shtetit. Këto nuk janë qëndrime individuale, janë qëndrime institucionale. Dhe duhet të theksoj se çështjet e korrupsionit, çështjet e krimit të organizuar, kanë prekur gjithë rajonin, jo vetëm Shqiërinë, pra është e rëndësishme që të bashkëpunojmë për t’iu kundërvënë këtyre kërcënimeve.

Në përvjetorin e Gjykatës Kushtetuese kryeministri Edi Rama akuzoi diplomatët se po ndërhyjnë në gjykatat shqiptare. Dukej qartë se shigjetat drejtoheshin drejt ambasadores Yuri Kim e cila ka qenë mjaft aktive sa i përket Reformës në Drejtësi dhe çështjeve të gjyqësorit.

“Kemi përballë dhe sytë e diplomatëve të huaj, të cilët kur vjen fjala te drejtësia duket se nuk ndjehen të huaj në territoret e saj. Madje kanë dhe një luks të veçantë që kur të duan mund ta ndajnë me publikun gëzimin ose hidhërimin për vendimet e gjykatave çka për mua nuk është hiç e këshillueshme lëre pastaj e imitueshme. Një fjalim përgëzues dhe linear mbetet në kufijtë e të pamundurës. Një fjalim kritik mbetet i pakëshillueshëm sa imitimi i diplomatëve që emocionohen publikisht për vendimet e gjykatave. Kështu dhe këtij kurthi do t’i shmangem”-tha Rama pak ditë më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco