'Më shumë kërkesa për azil nga Shqipëria sesa Ukraina'/ Xhixho: Rama e ka bërë vendin të pajetueshëm

'Më shumë kërkesa për azil nga Shqipëria sesa Ukraina'/ Xhixho: Rama e ka bërë vendin të pajetueshëm

18:06, 25/10/2022

Deputetja e PL-së Erisa Xhixho ka publikuar së fundmi në rrjetin e saj social 'Facebook', disa të dhëna nga Eurostat që tregojnë largimin masiv të shqiptarëve nga vendi i tyre.

Xhixho, ndër të tjera shprehet se Rama po ia del të dëbojë nga vendi më shumë qytetarë seç dëbon Putini nga Ukraina.

Status i plotë i Erisa Xhixhos:

Shqiptarët duan të largohen sepse kjo qeveri e ka bërë këtë vend të pajetueshëm. 
Nga Shqipëria po ikin më shumë se nga Ukraina, sipas Eurostat.
➡️1100 shqiptarë kanë kërkuar azil përgjatë 8 muajve, ndërsa ukrainas që i ikin luftës janë vetëm 950.
➡️• Aplikimet u rritën me 68% krahasuar me vitin e kaluar
Shqiptarët po ikin se kjo qeveri u ka vrarë shpresën. 
Rama po ia del të dëbojë nga vendi më shumë qytetarë seç dëbon Putini nga Ukraina. 
Është koha të ndalim shpopullimin! 
Është koha të rikthejmë shpresën!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco