Isufi: Pedagogët të mos kenë frikë! Mbështes protestën, qeveria të reagojë

17:51, 25/10/2022

Ardian Isufi pedagog ne Universitetin e Arteve i ftuar në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv, ka komentuar nismën e protestave nga pedagogët ku i bën thirrje të gjithëve të jenë pjesëmarrës dhe të mos intimidohen nga asgjë, teksa thekson  se  çdo e drejtë e tyre është e mbrojtur me ligj.  

“I kemi bërë një letër të hapur presidentit të republikës, të gjithë institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare përsa i përket situatës së peticionit dhe qëndrimit që mbajnë sindikatat. Gjithashtu kemi dhënë dhe argumentat, pra nuk janë thjeshtë pika si kërkesa por janë me argumenta bazë jo vetëm në kuptimin e krahasimit, por edhe ku mund të jetë mundësia për financim. Ky peticion ka nisur që në vitin 2019, nuk ka pasur asnjë përgjigje nga Ministria e Arsimit dhe qeveria shqiptare. Ka qenë edhe një kërkesë e dytë e sindikatave pas disa muajsh, dhe sot ne ndodhemi në atë çfarë lidhet shumë edhe me çështje të tjera

Së pari ky peticion lidhet me ikjen e rinisë dhe shoqerisë shqiptare, me ikjen e pedagogëve. Po shikohet në një kontest më të gjerë çështja e parashikimit të ligjit të arsimit.

I bëj një thirrje edhe pedagogëve që intimidohen, me ligj kodi i punës, por qoftë edhe ligji i arsimit padyshim që i mbështet ata me ligj në protestë. Mos të intimidohet askush në lidhje me orarin mësimor, apo të jetë prezent kur ata janë në protestë.  Sindikata çdo ditë çon nëpër rektorate dhe dekanate përkatëse dhe departamente përkatëse një dokument ligjor dhe mos të kenë asnjë lloj frike në këtë pikë” është shprehur Isufi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco