Vlorë/ Vihen në pranga 3 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Vlorë/ Vihen në pranga 3 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

15:59, 25/10/2022

Policia e Vlorës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi/ DVP Vlorë

Vihen në pranga 3 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko–Financiare, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin K. Gj., 57 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 22.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Ky shtetas dyshohet se ka falsifikuar dokumenta me qëllim përfitimin e pronësisë së një sipërfaqe toke në Himarë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi M. Ë., 43 vjeç, banues në Finlandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të fejuarës së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi J. M., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet tip “Audi”, në servisin e shtetasit A. Sh.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi V. L., 29 vjeç, banues në Selenicë, pasi ditën e djeshme, në ambientet e Shërbimit Social Shtetëror, ka thyer një komjuter dhe ka goditur një  punonjëse të këtij institucioni.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi O. Sh., 43 vjeç, banues në Delvinë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco