Balliu: Lali inceneratori nuk e ndal dot ndryshimin me gjyqe politike! Jemi kundër regjimit të hajdutërisë

Balliu: Lali inceneratori nuk e ndal dot ndryshimin me gjyqe politike! Jemi kundër regjimit të hajdutërisë

22:25, 24/10/2022

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, përmes një statusi në rrjetin social 'Facebook' shprehet se Erion Veliaj i inceneratorëve nuk e ndal dot me gjyqe politike ndryshimin.

Balliu thotë se nesër me disa qytetarë të Tiranës kanë gjyqin e radhës në orën 12:30 ndërsa thekson se presionet politike nuk e shqetësojnë.

Ndër të tjera Klevis Balliu shprehet se nëse do i duhet të shkojë në qindra gjyqe politike për të mbrojtur interesin qytetar, e sheh si nder dhe privilegj.

Stutusi i plotë i Balliut: 

Lali inceneratori nuk e ndal dot me gjyqe politike ndryshimin.

Nesër unë dhe disa qytetarë të Tiranës kemi gjyqin e radhës në orën 12:30.

Presionet politike nuk më shqetësojnë.

Nëse do më duhet të shkoj në qindra gjyqe politike për të mbrojtur interesin qytetar, e shoh si nder dhe privilegj.

Në një gjyq ku unë jam në krahun e qytetarëve dhe Veliaj krah Salillarëve smë shqetëson aspak.

Përkundrazi më motivon.

Në fakt edhe këto procese Enveriste ndaj qytetarëve vërtetojnë atë çka kemi denoncuar gjatë gjithë kësaj kohe.

Rama është kryetar i një regjimi të hajdutërisë fondamentaliste të ideologjise së korrupsionit dhe mafies me kostume politike.

Shihemi nesër për të 100 herë nga shkallët e drejtësisë së pavarur të inceneratorëve [✌️] [✌️] [✌️]
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco