Alimehmeti: Primaret s'e përçajnë PD-në! Jemi të gjithë bashkë përballë kuçedrës në qeveri

22:15, 24/10/2022

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, deklaroi në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv se primaret nuk e përçajnë PD-në. Sipas tij, tashmë sytë i kanë tek objektivi, zgjedhjet vendore të 14 majit ndërsa shtoi se nuk ka asnjë indicie që primaret të krijojnë plasaritje në PD.

"Nuk do i shohim primaret si element i shkëputur nga gara, por hallka e parë e një zinxhiri që çon tek hallka e fundit që është gara më 14 maj.

Ajo është elementi. Sytë tek objektivi. Primaret bëhen për herë të parë. Kemi shumë muaj përpara. S'ka asnjë indice që të ketë plasaritje. "-tha Alimehmeti.

Ilir Alimehmeti theksoi se duhet të kemi të gjithë një gjë të qartë, të shkojmë të gjithë përballë kuçedrës në qeveri.

"Nëse shkojmë të veçuar, do të jemi të shpërbërë. Do shkojmë si front. Flasim për frakturë brenda shtëpie që duhet të rregullohet. Të shkojmë me forca përbashkuese dhe jo me forca përçarëse."-tha Alimehmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco