Alimehmeti: Qytetarët e Tiranës vështirë të shkojnë në spital, Ku janë korsit e autoabmulancës?

Alimehmeti: Qytetarët e Tiranës vështirë të shkojnë në spital, Ku janë korsit e autoabmulancës?

21:51, 24/10/2022

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në  Syri Tv ka komentuar një ndër problematikat më të mëdha në Tiranë që lidhen me shërbimin urgjent për qytetarët. Alihemheti shprehet se rrugat shtesë janë bërë vetëm për biçikletat, ndërsa për ambulancat nuk ka asnjë korsi specifike për raste urgjente, teksa ngrin edhe disa pikëpyetje se si ky fenomen nuk shihet nga qeveria.

Korsia e biçikletave është edhe rruga ku të çon drejt spitalit. Po ambulanca ku kalon? Keni provuar ndonjëherë të jeni brenda një ambulance, që ke një urgjencë për të shkuar në spital edhe aty nuk ka vend ku të kalon ambulanca sepse aty është vetëm një rrugë e ngushtë që zë vetëm një makinë. Se ka menduar askush këtë? Kurrë? Asnjëhërë se ka menduar asnjëri këtë?

Ti e shef që kudo që shkon, kudo ku ecën diçka  të lind dhe të jep një dhimbje. Ti që e sheh dhe pyet ‘po pse duhet të jetë kështu?’

Edhe koshi i plehrave tek “Rruga e Dibrës” ka “ngrënë” rrugën,ka mbet një dictancë rreth 30-40 cm, dy veta nuk shkëmbehet dot. Si ka rënë askujt në sy këto?” është shprehur Alimehmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco