Avni Meçja, shqiptari i cili vrau gruan e tij rumune në Itali është dorëzuar në polici. Mediat italiane shkruanin se shqiptari ka kërkuar falje për vrasjen e gruas së tij në rrjete sociale.
Ndërkohë që duke iu referuar dëshmive të fqinjëve, mediat vendase thonë se ka pasur disa zënka mes shqiptarit dhe gruas së tij e cila punonte si banakiere në një lokal.
Krimi që ndodhi në një apartament në katin e pestë të pallatit në numrin 42 në Viale Trieste në Bolzano, është ende i mbuluar me mister.
Trupi i pajetë i Alexandra Elena Mocanu, 35 vjeç, lindur në Rumani, u gjet në banesë, e mbështjellë me një batanije.
© SYRI.net