Protestë kombëtare është zhvilluar këtë të hënë para Universitetit Politeknik të Tiranës. Pedagogët vijojnë me bojkotin e mësimit duke kërkuar plotësimin e kërkesave nga qeveria, ndërsa i janë drejtuar me letër të hapur institucioneve më të larta si dhe ambasadave në vendin tonë.
Bojkoti i pedagogëve vijon edhe në javën e dytë të vitit të ri akademik. Sindikata e pedagogëve i ka drejtuar një letër të hapur institucioneve drejtuese në vendin tonë si dhe ambasadave të huaja, ku nënvizohet se kërkesat kanë si qëllim rritjen e cilësisë së arsimit të lartë.
Në kushtet kur kërkesat e tyre nuk janë plotësuar nga qeveria, pedagogët thonë se bojkoti do të vijojë. Procesi mësimor vijon të bojkotohet edhe në Shkodër.
Pedagogët kanë lajmëruar se bojkoti do të jetë i përditshëm, ndërsa të mërkurën në orën 11:00, greva e tyre do të organizohet në trajtën e një forumi.
Gazetare: F. Çela
Operator: A. Shkalla
Montazhier: N. Stafa
© SYRI.net