Bojkotit të pedagogëve i është bashkuar që prej fillimit pedagogia e fizikës dhe ish-deputetja socialiste Mimoza Hafizi.
Sipas saj kërkesat e pedagogëve janë mëse të realizueshme, por ka mungesë mirëkuptimi nga ana e qeverisë për plotësimin e tyre.
Politikat e gabuara dhe mungesa e investimeve nga politika, cilësohen prej saj si shkaktaret kryesore të problematikave në sistemin arsimor, ccka është shoqëruar edhe me rënie të numrit të studentëve.
Pedagogia Mimiza Hafizi është e vendosur në qëndrimin se bojkoti duhet të zgjasë deri sa të realizohen kërkesat e parashtruara nga pedagogët.
© SYRI.net