Publikoi foto nga pushimet/ Qytetarët ‘masakrojnë’ Bashën me komente

Publikoi foto nga pushimet/ Qytetarët ‘masakrojnë’ Bashën me komente

20:36, 22/10/2022

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili po del gjithmonë e më rrallë në publik, u bë sot i gjallë në rrjetet sociale.

Basha zbuloi me anë të një statusi në Facebook se ka shkuar me pushime në Kosovë me familjen dhe ndalesën e parë e ka bërë në Prizren.

Por qytetarët që e ndjekin në rrjetet sociale, kanë shpërthyer me komente kundër deputetit.

Shumë qytetarë e akuzojnë se shkatërroi Partinë Demokratike, disa i kërkojnë të mos kthehet në Shqipëri dhe disa të tjerë e ironizojnë dhe e quajnë bashkëpunëtor të kryeministrit Edi Rama.

Ka edhe qytetarë që e urojnë për pushimet, por më së shumti bien në sy sulmet ndaj Bashës.

Ndërkohë, ky i fundit nuk i ka kthyer përgjigjeve komenteve negative në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco