Berisha publikon VIDEO-n: Lear Kurti pa ndjenja tërhiqet zvarrë nga policët

20:32, 22/10/2022

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një video tronditëse. 

Në video është momenti kur policët kanë ndaluar 32-vjeçarin që humbi jetën në duart e tyre, Lear Kurti. 

Në këto pamje duket qartë që i riu është në gjendje të pavetëdijshme. 

Por kjo nuk i ndalon efektivët që ta tërheqin atë zvarrë, pa mëshirë. 

Pas këtij momenti, në vend që t'i jepnin ndihmën e parë, ata e kanë dërguar të riun në komisariatin nr.3 ku edhe brenda pak minutash ndërroi jetë. 

Më pas trupi i të riut është dërguar në spitalin e Traumës ku u deklarua i vdekur. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco