Aksidenti tragjik/ Polici i kufirit shtyp me makinë 10-vjeçarin në Gjirokastër

Aksidenti tragjik/ Polici i kufirit shtyp me makinë 10-vjeçarin në Gjirokastër

19:48, 22/10/2022

Një 10-vjeçar humbi jetën tragjikisht këtë pasdite në Gjirokastër, pasi u aksidentua për vdekje nga një automjet. 

I mituri Emiljano Isufaj është goditur nga një automjet teksa po lëvizte në këmbë. 

Burime për Syri.net bëjnë të ditur se automjeti drejtohej nga një polic i kufirit të gjelbër, E.D, 24 vjeç. 

Ky i fundit është shoqëruar nga policia në komisariat. 

Gjirokastër/Informacion paraprak 

Rreth orës 18:50, në aksin rural Valare-Gjirokastër, shtetasi E. D., 24 vjeç (punonjës policie në DVKM Gjirokastër), banues në fshatin Valare, duke drejtuar automjetin e tij privat tip "Benz", ka aksidentuar shtetasin E. I., 12 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Gjirokastër. 

Menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe me Oficerë të Policisë Gjyqësore të AMP-së, për hetimin e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen e femijës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco