Vdekja e 32-vjeçarit në komisariat/ Aktivistja: Ardi Veliu manipuloi provat, duhet të arrestohet

20:50, 21/10/2022

Protestës së ditës së sotme për vdekjen e 32 vjeçarit Lear Kurti në duart e policisë iu bashkua edhe aktivistja Adriana Kalaja. Kalaja u shpreh se ngjarje të tilla ishin të pritshme përderisa në krye të AMP-së  është ende Ardi Veliu. Gjithashtu Kalaja theksoi se si deputete të Partisë Socialiste refuzuan të mbanin  një minutë heshtje në ndër të vdekjes s 32 vjeçarit, teksa i akuzoi si shërbëtore të regjimit pa ndjenja humanitare.

“Sot që flasim këtu asnjëri nuk i di emrat e policëve vrasës të Laerit dhe kjo nuk është e çuditshme dhe kjo nuk e rastësishmë. Për sa kohë që në krye të Autoritetit të Mbikëqyrjes Policore është një kriminel, një bandit me emrin Ardi Veliu kjo gjë do të ndodhte. E kemi denoncuar që ne maj të 2020-ës, ndodhjen e ka në SPAK. Jemi dëshmitar sesi manipuloj provat për Klodjan Rashën, për ngjarjen e Elbasanit, për fëmijën 15 vjeçar të dhunuar në parkun e liqenit artificial. Dhe ai sot jo vetëm që nuk arrestohet  dhe përgjiugjet përpara ligjit, por sot duhet të kontrollojë abuzimet me detyrën të vartësve të tij, të atyre që ky urdhëron.

Më bëri përshtypjë dje sesi disa deputete rilindëse dje refuzuan të ,mbanin 1 minutë heshtje. Në fakt ato nuk janë nëna, ato janë aty për ti shërbyer regjimit për të shkatërruar Shqipërinë, sepse vetëm ndjenja humane do ti detyronte këto gra, se zonja nuk janë, të ngrihshin në lartësinë e një nëne që fëmija nuk do ti kthehet më në shtëpi”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco