Rama sërish me gjuhë të vrazhdë, sulmon Sandër Kovaccin: 'Një pjesë e pedagogëve nën drejtimin e një SHIK-si'

Rama sërish me gjuhë të vrazhdë, sulmon Sandër Kovaccin: 'Një pjesë e pedagogëve nën drejtimin e një SHIK-si'

17:53, 21/10/2022

Kryeministri Edi Rama komentoi nga Elbasan protestën e pedagogëve për rritjen e pagave duke theksuar se ata janë kategoria që kanë përfituar rritjen më të madhe gjatë këtij viti.

Kreu i qeverisë sulmoi sërish kreun e Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve Sandër Kovaçi. Rama tha se shumica e pedagogëve janë në mësim por shtoi se një pjesë e tyre të drejtuar nga një ish-SHIKS kërkojnë të krijojnë idenë sikur po bëhet nami për llogari të non gratave.

“Skavica do të na japë mundësinë që kur ka shumë prurje të mos e derdhim ujin. I them këto të gjitha për energjinë sepse është e rëndësishme se pavarësisht se e kemi penguar deri tani këtë stuhi të vijë të na futet në shtëpi. Kjo po ndodh sepse është qeveria e Shqipërisë që po e ndalon të ndodhë. Po merr në mbrojtje të gjitha familjet shqiptare. Edhe fasha që e morëm si masë për ta future që në muajin tetor nuk u fut sepse nuk jemi këtu që të vendosim masa sat ë mundemi dhe të mbledhim të ardhura të sa mundemi. Por sapo të krijohet një mundësi e vogël për të bërë më shumë për njerëzit ta bëjmë dhe ta shfrytëzojmë.

Po i ndjekim reshjet që po mungojnë dhe kursimin nga ana tjetër për të parë se çfarë do bëjmë në muajin nëntor me fashën. Me inflacionin e luftës që ndryshe nga tërmeti që goditi dhjetëra njerëz, ndryshe nga pandemia që i shmangeshe duke u mbyllur në shtëpi, inflacionit të luftës nuk i shmangesh dot.

Çmimet rriten. Çmimet te ne janë rritur më pak se në rajon. Të gjitha dyqanet që vazhdojnë ju shërbejnë ju paguajnë të njëjtin çmim energjie. Pavarësisht se nuk është rritur aq sa në rajon prapë është problem. Po bëjmë çmos që ta zbusim për ata që kanë më shumë nevojë. Duke vazhduar nga pensionistët. Sot ata e kanë pensionin 10% më të lartë se në periudhën para fillimit të luftës. Duke vazhduar me thellimin e skemave të mbështetjes për nënat me tre fëmijë. E bëmë në konsultim kombëtar. Do e dyfishojmë edhe për nënat me dy fëmijë. Kemi rritur pagat për të gjithë. E dini kur i janë rritur më shumë pagat në këtë periudhë?! Pedagogëve.

I janë rritur 15%. Nuk po them që i kanë pagat që të çohen dhe të duartrokasin. Përkundrazi duhet t’ia rrisim Akoma në të ardhmen. Shumica e tyre janë në mësim. Por janë një pjesë e tyre në drejtim e një SHIKS-i të vitit 97, që kërkojnë për llogari të non gratave dhe çorbës së rublave që të krijojnë idenë përmes ekraneve se si po bëhet nami. Si po zien një kusi e madhe me presion. Janë disa që dalin dhe mbushin ekranet për me demek një protestë të madhe që nuk ekziston. Jemi në një kohë kur nuk kemi mundësi të bëjmë ndalimin e kësaj vale që e ndjen e gjithë Europa”, deklaroi Rama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco