'Dolën gjetje muresh po u sistemuan...’/ Zhupa: Shokuese deklarata e Kumbaros në Gjirokastër

'Dolën gjetje muresh po u sistemuan...’/ Zhupa: Shokuese deklarata e Kumbaros në Gjirokastër

16:16, 21/10/2022

Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka denoncuar një tjetër shkatërrim të trashëgimisë kulturore nga ana e qeverisë së Edi Ramës.

Në postimin e saj në Facebook, Zhupa ka postuar një video ku ministrja Kumbaro, me zë dhe figurë i pohon Ramës se parkingu nëntokësor është vonuar pak pasi janë gjetur mure të vjetër por që u sistemuan.

‘Deklarata shokuese e Mirela Kumbaros teksa i prezanton Ramës parkimin nëntokësor në sheshin e Çerçizit në Gjirokastër. Gjetje muresh si mund të sistemohen në parkim nentokesor?’, shkruan Zhupa.

Postimi i plotë:

Dolën gjetje muresh poshtë po u sistemuan?!!

Deklarata shokuese e Mirela Kumbaros teksa i prezanton Rames parkimin nëntokësor në sheshin e Çerçizit në Gjirokastër.

Gjetje muresh si mund te sistemohen në parkim nentokesor?

Kanë shkaterruar perseri haptazi trashegimi kulturore te nje qyteti te mbrojtur PASURI UNESCO sic eshte Gjirokastra!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco