VIDEO/ Vrasja: Ja kanali ku u gjet i riu, Indrit Ndoj ishte në arrest shtëpie

10:47, 21/10/2022

Një 34-vjeçar është gjetur i vrarë mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë. 34-vjeçari është identifikuar si Indrit Ndoj dhe kishte në këmbë një plagë me armë zjarri.

Ndoji është gjetur këtë mëngjes nga familjarët e tij në një kanal të zonës, në lagjen “Bakishe Visha”. Familjarët e gjetën të vdekur rastësisht teksa kishin dalë për të shkuar në punë.

Familjarët dyshojnë se 34-vjeçari është vrarë në një vend tjetër, por autorët më pas e kanë hedhur në kanalin në lagjen “Bakishe Visha” për të zhdukur gjurmët. Familjarët nuk pranuan të prononcohen për kamerën, por thanë se Ndoj udhëtonte gjithmonë me biçikletë, e cila nuk ndodhet në vendngjarje.

I riu, i cili u gjet i vrarë në një kanal, ishte duke vuajtur dënimin për trafikimin e emigrantëve të paligjshëm. Indrit Ndojt i ishte caktuar masa arrest shtëpie për arrestimin e 19 shtatorit të 2021 për trafikimin e emigrantëve të paligjshëm.

Në vitin 2021, Ndoj është arrestuar për kalim të paligjshëm të emigrantëve. Ndoj bashkë me një tjetër të ri, Enea Babasi janë kapur duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco