FOTO/ Ky është 34-vjeçari i vrarë, kishte dëmtime edhe në kokë

FOTO/ Ky është 34-vjeçari i vrarë, kishte dëmtime edhe në kokë

09:53, 21/10/2022

Personi që shihni në foto është 34-vjeçari Indrit Ndoj, i cili u gjet nga familjarët pa shenja jete në një kanal në Fushë-Krujë. I riu, përveç plagës me plumb në këmbë, ka dëmtime në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.

Familjarët kanë deklaruar se ai nuk ka pasur konflikte me askënd, ndërsa rezulton i arrestuar në vitin 2021 për trafik të paligjshëm emigrantësh.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur natën pasi i riu banonte në një shtëpi në fshatin Hasan i vetëm, ndërsa familja në një banesë në lagjen “Bakushe Visha”.

Familjarët dyshojnë se 34-vjeçari është vrarë në një vend tjetër, por autorët më pas e kanë hedhur në kanalin në lagjen “Bakishe Visha” për të zhdukur gjurmët. Familjarët nuk pranuan të prononcohen për kamerën, por i thanë Report Tv se Ndoj udhëtonte gjithmonë me biçikletë, e cila nuk ndodhet në vendngjarje.

Paraprakisht vrasja e tij dyshohet se mund të ketë ndodhur për ndonjë konflikt të çastit të të riut me dikë, pasi nuk raportohet që ai të ketë hasmëri apo probleme me njeri përpos të kaluarës së tij që lidhet me trafik klandestinësh. Në vitin 2021, Ndoj është arrestuar në parë për kalim të paligjshëm të emigrantëve. Ndoj bashkë me një tjetër të ri, Enea Babasi janë kapur duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco