Pazari i natës/ Basha përfundon me 18 deputetë në pazarin me Ramën

Pazari i natës/ Basha përfundon me 18 deputetë në pazarin me Ramën

09:00, 21/10/2022

Rrallë të ndodh të shohësh në politikë një skenë të tillë: djali i pinjollit të komunizmit, që ka firmosur varjen e poetit Havzi Nela, po jepte leksione dekomunistizimi.

Teksa Edi Rama fliste dhe manipulonte, sytë e Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës shkëlqenin.

Nuk ishin aspak të interesuar që të debatonin me Ramën, qëllimi ishte që të bashkonin sërish votat me të, për të kaluar disa ndryshime në ligjin për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Loja e Edi Ramës me ‘kërpëratat’ e Lulzim Bashës u bë krejt e qartë mbrëmë vonë, kur Enkelejd Alibeaj shiti si propozim të vetin, nenet e Taulant Ballës për hapjen e dosjeve të ish-të përndjekurve politikë.

Edhe këtë herë, Alibeaj ishte ulur në prehrin e Taulant Ballës.

Teksa farsa shpërfaqej, Zëri i Amerikës do raportonte se socialistët po e bënin këtë ndryshim me një shpejtësi të pazakontë. Sipas VOA, Alibeaj po shfrytëzonte momentin për të bashkuar votat me ta.

Vetë Edi Rama, e bëri të qartë në seancë se këtë ligj po e bënin vetëm kundër Ilir Metës.

“Ne jemi këtu që të kujtojmë se në këtë proces na solli shtetasi I.M. Doli një I.M., u mbush dynjaja me fjalë. U pa që nuk merreshe dot vesh se kush është ky I.M., a është ai që u shkon mendja për keq. Është shumë e thjeshtë, u zbulua apo jo që ka një pengesë për shtetasin I.M. Të hapet gjithë kjo kategori dosjesh dhe të lehtësohen të gjithëve”, tha Rama.

Alibeaj nga ana tjetër, mori atë draft të dakordësuar me Ballën dhe e shiti si një amendim nga ana e deputetëve të tij. Ky ishte një lëshim që Edi Rama po u bën deputetëve të Lulzim Bashës.

Sot ndërkohë pritet që Alibeaj të propozojë Ledio Brahon për Avokat të Popullit, pasi morën garancitë e duhura.

Një pazar për një tjetër pazar.

Në fund, Basha dhe Alibeaj u katandisën në 18 vota, por aq janë të mjaftueshme për Edi Ramën, që të tregojë se Bashën dhe grupin e tij e ka në xhep, sa herë të ketë nevoja politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco