94 vota 'pro'/ Miratohet me unanimitet projektligji për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit

94 vota 'pro'/ Miratohet me unanimitet projektligji për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit

23:54, 20/10/2022

Kuvendi i Shqipërisë votoi në mesnatë me unanimitet projektligjin për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. 

Ndryshimet ligjore u miratuan me 94 vota pro, 1 abstenim dhe asnjë kundër.

Çfarë parashikon ligji
Sipas këtij ndryshimi, do të mundësohet vendosja në sitë e të gjithë politikanëve që kanë kaluar verifikimin nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtorë të ish sigurimit të shtetit, si dhe propozimin e demokratëve për ndryshim në ligjin për  “Për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtetëror”, që do të mundësonte hapjen e të gjitha dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit.

Kjo nismë e PS-së dhe PD-së erdhi si nevojë pasi Autoriteti i Dosjeve i dërgoi informacion Kuvendit se një politikan i nivelit të lartë ka qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shtetit duke ndihmuar një qytetar që kishte tentuar arratisjen nga vendi.

Sipas pretendimeve të ngritura, bëhet fjalë për një politikan me iniciale I.M., për të cilin, mazhoranca ka akuzuar ish-Presidentin Ilir Meta.

Kjo solli reagimin e kryetarit të Partisë së Lirisë, i cili i mohoi të gjitha akuzat, madje e ndoqi këtë çështje edhe në rrugë ligjore duke paditur Autoritetin e Dosjeve për shpifje dhe falsifikim dokumentesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco