Rama humb qetësinë në Kuvend: Mirë e bëra që e lash vendin 4 vjet pa Gjykatë Kushtetuese

Rama humb qetësinë në Kuvend: Mirë e bëra që e lash vendin 4 vjet pa Gjykatë Kushtetuese

23:14, 20/10/2022

Edi Rama u shpreh me krenari se e kishte lënë vendin 4 vjet pa Gjykatë Kushtetuese. 

Mungesa e Gjykatës Kushtetuesi i hoqi frenat e kontrollit institucioneve dhe vendimeve arbitrare të qeverisë për vite me radhë. 

E gjitha u bë për hir të Reformës në Drejtësi, asaj reforme që sot po faktohet çdo ditë e më shumë si e dështuar. 

Gjatë replikave me nënkryetarin e PD, Oerd Bylykbashi, Rama tha se ia bëri shumë mirë vendit duke e lënë pa Gjykatë Kushtetuese. 

"Unë vrava Gjykatën Kushtetuese? Cilën Gjykatë Kushtetuese? Gjykatën Kushtetuese që dolën 7 jashtë me pasuri marramendëse dhe ngelën vetëm dy aty brenda? 4 vjet pa Gjykatë? 4 vjet pa atë farë Gjykate? Më mirë djepi bosh se sa shenjtani brenda. Cilën Gjykatë Kushtetuese vrava unë? Gjykatën Kushtetuese të gjykatësve me pasuri marramendëse? Aq të vegjël jeni sa flisni këtu sikur keni 32 vjet që jeni këtu. Jeni në adresën më të gabuar nëse merreni me mua dhe komunizmin. Jeni në adresën më të gabuar të mundshme", tha Rama. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco