Vdekja e 32-vjeçarit në komisariat/ Gazetarja ngre dyshime: S'e dimë çfarë ka ndodhur në furgonin e policisë...

Vdekja e 32-vjeçarit në komisariat/ Gazetarja ngre dyshime: S'e dimë çfarë ka ndodhur në furgonin e policisë...

22:28, 20/10/2022

Gazetarja Klodiana Lala ngre dyshime për veprimet e efektivëve të policisë pas arrestimit të 32-vjeçarit që humbi jetën në duart e tyre, Lear Kurti. 

Ajo tha se kjo ngjarje kërkon hetim të thelluar, ndërsa shtoi se nuk dihet çfarë ka ndodhur në makinën e policisë. 

"A kemi ne sot një provë shkencore të na tregojë se sa minuta se sa sekonda ka qëndruar i ndjeri në komisariat. Unë nuk e di çfarë ka ndodhur në automjetin e policisë. Nëse do kishin efektivët kamera do të kishim më shumë njohuri. Nuk po i bëj fajtor, por kërkoj një hetim të thelluar. Nëse marrim të mirëqenë që 32-vjeçari ka ndërruar jetë nga overdoza, duhet të një ekspert të vërtetojë të gjithë segmentet e paqarta të hetimit. Duhet një hetim i thelluar", tha ajo në 'Open'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco