Artan Hoxha: Nëse ka vrapuar 200 m mund ta hidhte dozën, i 'nxinë' kartelën për të justifikuar veprimet

Artan Hoxha: Nëse ka vrapuar 200 m mund ta hidhte dozën, i 'nxinë' kartelën për të justifikuar veprimet

21:11, 20/10/2022

Gazetari Artan Hoxha ka hedhur akuza të forta ndaj policisë së shtetit duke thënë se policia, që për të justifikuar një veprim policor, nxihet kartela e viktimës.

Artan Hoxha: Raporti i mjekësisë ligjore nuk ka dalë akoma.

Raport që do të zbulonte se çfarë e ka shkaktuar vdekjen e këtij të riu. Raporti do pak më shumë orë që të dalë. Aludohet që ai të ketë gëlltitur një dozë, ajo mbështjellëse që i është gjetur në stomak, sipas tyre, pretendohet se mbante një gramë kokainë.

Se dozat kanë lëvizur që nga ajo koha që punonim me Çanin. Sot dozat janë në 0.3 dhe 0.6. Një dozë e tillë kushton 100 mijë lekë në Tiranë. Nëse ajo i ka plasur në stomak, i rrezikon jetën. Në Kolumbi, kur gjenin vajza me ngarkesë droge në stomak, nuk bëhej asnjë veprim me to, çoheshin direkt në spital se po t'i plaste, vdisnin.

Ky nëse ka vrapuar 200 metra mund ta hidhte dozën, nuk kishte përse ta gëlltiste.

Pse duhet ta bënte këtë gjë? Pastaj vijmë tek policia, që për të justifikuar një veprim policor, nxihet kartela e viktimës. Nuk ndodh në asnjë vend të botës, në Guayaquil more nuk të vinte patrulla përpara pa pasur asnjë lloj indicieje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco