Vdekja e të riut në komisariat/ Saraçi: Fshehën pezullimin e policëve, i druheshin reagimit të opinionit

21:07, 20/10/2022

Kryeredaktori i Syri Tv, Romir Saraçi tha në Çim Peka Live se policia ka fshehur pezullimin e efektivëve që shoqëruan Laer Kurtin, për t'i shpëtuar përgjegjësive përpara opinionit publik. 

 Reagimi i AMP-së, tha ai, bën me përgjegjësi Policinë e Shtetit, të cilët ende nuk kanë bërë publike shkakun e vdekjes së të riut. 

Policia s'ka reaguar zyrtarisht. Duhet të thoshin janë pezulluar efektivët. Pse është mbajtur e fshehtë? është bërë për faktin se nëse do të thuhej kjo në momentin e parë i druheshin përgjegjësive që mund të bëheshin në opinionin publik. Ai mund të mos jetë vrarë, por ai reagim i AMP ngre pikëpyetje dhe e bën me përgjegjësi policinë. A mund të na thotë zoti Rrumbullaku apo kushdo tjetër se kush është shkaku i vdekjes së këtij të riu. Pse duhej të nxitonte AMP, MB, në bashkëpunim me Prokurorinë, se Prokuroria s'duhet të pranonte në asnjë lloj mënyre që t'i bashkangjitej njoftimit të Ministrisë së Brendshme dhe ky është gabim fatal për pavarësinë e institucioneve. Kush është shkaku i vdekjes? Policia nuk ka dhënë asnjë shkak për vdekjen. Epilepsia nuk është informacion zyrtar. I vetmi informacion zyrtar është që këtij personi nga autopsia i është gjetur një qese e bardhë plastike në bark, e cila është çuar për verifikim", u shpreh Saraçi.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco