Ylli Manjani: Pse nuk arrestohet Ardi Veliu?

Ylli Manjani: Pse nuk arrestohet Ardi Veliu?

20:51, 20/10/2022

Ka reaguar me një status në llogarinë e tij në ‘Faceobok’ ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani për ngjarjen e rëndë që ndodhi në komisariatin e policisë në Tiranë, ku humbi jetën  i riu Lear Kurti.

Manjani ka kërkuar që të shoqërohet dhe arrestohet  Ardi Veliu sepse raportet e agjensisë së AMP janë materiale hetimore dhe jo për konsum politik.

Postimi i Manjanit:

Një pyetje na lind vetiu në kësi rastesh:

Përse nuk shoqërohet dhe arrestohet Ardi Veliu,i cili jep konkluzione hetimore në publik?! Raportet e agjensisë që ai drejton presupozohen të jenë materiale hetimore dhe jo për konsum publik.

Të guxojë një gazetar ti nxjerrë ato konkluzione në publik! I sulen të gjithë komisariatet dhe prikuroritë në kurriz për përhapje sekreti hetimor.

Po Ardi Veliu përse nuk trajtohet njësoj?!

Nuk po them ta arrestojnë për mashtrim të publikut dhe shpërdorim të hapur me detyrën kur manipuloi provat në çështjen "xhafa","Klodian Rasha" apo çështja e vrasjes elektorale në Elbasan, apo qoftë edhe për fyerjen që i bëri të ëmës së djalit që e rrahu policia tek diga e liqenit.

Nuk po them, sepse një zyrtar i tillë me këtë sjellje duhet të ishte harruar në burg.

Por të paktën ta arrestojnë për përhapje të sekretit hetimor. Aq më tepër kur prokuroria është e gatshme të arrestojë cilindo që boton materialet e hakerave, të cilat nuk janë materiale hetimore.

Gjithmonë tek barazia para ligjit e kam fjalën..

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco