Urdhëroi policinë t'i mbyllnin biznesin Agron Shehajt, Rama gjen justifikimin

Urdhëroi policinë t'i mbyllnin biznesin Agron Shehajt, Rama gjen justifikimin

19:57, 20/10/2022

Edi Rama urdhëroi policinë tre javë më parë që të bllokonte biznesin e deputetit të PD, Agron Shehaj.

Këtë të enjte nga foltorja e Kuvendit, Shehaj denoncoi dhunën policore dhe e quajti këtë hakmarrje të Edi Ramës për denoncimet e tij ndaj aferave korruptive të qeveritarëve. 

Sakaq, kreu i qeverisë ka reaguar përmes një Tëitteri në rrjetet sociale ku shkruan se ndërtesa ku ushtrohet biznesi i Shehajt është pa leje. 

Kryeministri ka gjetur alibinë e ndërtesës për të justifikuar operacionin e paligjshëm të policisë. 

eagimi
Deputeti Agron Shehaj paska marrë zjarr nga sulmi policor i orkestruar politikisht mbi biznesin i tij, që ia paska mbyllur policia e regjimit për t’i mbyllur gojën zotit Agron! Pyes dhe ç’të dëgjoj?! Zoti Deputet që bërtet për shtet e paska futur biznesin në një ndërtesë pa leje! Ndërtesa është bllokuar si e paligjshme nga IKMT me mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe në bazë të ligjit sapo ka dalë edhe vendimi i konfiskimit. Deputeti me biznesin e tij janë gjetur brenda ndërkohë që pronari pretendonte se e kishte hotel! Duket e pamundur që një deputet të bëjë biznes në një ndërtesë të paligjshme dhe t’i turret Policisë nga mikrofoni i parlamentit, duke marrë pozën e një viktime të regjimit për fjalën e tij lirë, por kur merr vesh që ky tip është një ballist foltoreje atëherë shpjegohet gjithçka!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco