Policia terrorizon prej 3 javësh 200 punonjës/ Prokuroria: S'ka asnjë sekuestro ndaj biznesit të Agron Shehajt

Policia terrorizon prej 3 javësh 200 punonjës/ Prokuroria: S'ka asnjë sekuestro ndaj biznesit të Agron Shehajt

18:52, 20/10/2022

Edi Rama ka gjetur momentin të hakmerret ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, pas denoncimeve të forta të këtij të fundit ndaj kryeministrit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar. 

Denoncimet e forta të Shehajt kanë qenë ato për shpalljen me vendim qeverie investitorë strategjikë Olta Xhaçkën dhe Damian Gjiknurin, të cilët do të ndërtojnë resorte luksoze me 5 yje në bregdetin e jugut. 

Ishte vetë deputeti Shehaj që denoncoi nga foltorja e Kuvendit sulmin arbitrar të policisë. Biznesit të tij i është vendosur shiriti

Shehaj tha se Rama dërgoi policinë te biznesi i tij për t'i mbyllur gojën.  

Ligjvënësi demokrat publikoi pamje të forcave të policisë brenda biznesit të tij dhe zbuloi se prej dy javësh policia ka sekuestruar de facto biznesin e tij, duke i bllokuar hyrjen 200 punonjësve. 

 

Nga ana tjetër, Prokuroria e Tiranës ka deklaruar se nuk ka asnjë vendim për sekuestro të bizneseve të deputetit Shehaj, ç'ka tregon se veprimet e policisë janë të paligjshme dhe përbëjnë shkelje. 

Image

Përplasja mes policisë dhe Prokurorisë tregon se kemi të bëjmë me një sulm të mirëfilltë me urdhër të kryeministrit Edi Rama i cili kontrollon edhe policinë përmes Bledi Çuçit. 

E gjitha është hakmarrje për denoncimet e forta të Shehajt për abuzimet e qeverisë me firmë të kryeministrit. 

Agron Shehaj ka denoncuar në vazhdimësi aferat e tmerrshme të qeverisë nga inceneratorët, tenderat, koncesionet PPP, Butrinti e deri te investitorët strategjikë Xhaçka dhe Gjiknuri, me të afërm dhe familjarë të tyre. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco